Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF), ka hapur konkursin plotësues ku ka filluar aplikimi i të rinjve për pranim në studime në vitin akademik 2022/23.

Edhe pse sot është vetëm dita e parë e konkursit, ambientet e Universitetit janë gjallëruar nga të rinjtë e shumtë, të cilët po presin radhën për të aplikuar dhe për t’u bërë pjesë e UShAF.

UShAF ju uron suksese të gjithë të rinjve që kanë zgjedhur programet e këtij Universiteti, duke parë si mundësinë më të mirë për të ardhmen e tyre.