Njoftohen studentët e Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF) se Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit është duke mbështetur studimin “Gjendja e Shëndetit Mendor te të rinjët në Kosovë”, në bashkëpunim me Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS), të mbështetur nga Fondet e Bashkimit Evropian.
Studimi ka për qëllim identifikimin e aspekteve të mirëqenies së të rinjve të grup moshave 15-29 vjeç, ku hyjnë kryesisht edhe studentët e studimeve Bachelor dhe Master.
Me këtë rast ftojmë studentët që të plotësojnë pyetësorin e hulumtimit.
Kliko këtu për ta plotësuar pyetësorin-linku 1
ose në linkun e mëposht
Kliko këtu për ta plotësuar pyetësorin-linku 2
Ferizaj, 27.04.2023 NGA REKTORATI I UShAF