Grupi punues në projektin e fituar nga Granti për Mbështetjen e Universitetit 2023/2024, Grant i ndarë nga Ambasada e SHBA në Kosovë përmes Kosovo Unitet States Alumni – KUSA, ka filluar me implementim të aktiviteteve të parapara në plan-programin e projektit.

.

Menaxheri i projektit Prof. Assoc. Dr. Ismail Mehmeti para anëtarëve të grupit punues i ka elaboruar aktivitetet e parapara për realizim te projektit dhe për secilin anëtarë të grupit punues janë shpërndarë detyrat, te gjithë anëtarët e grupit punues Prof. Assoc. Dr. Ismail Mehmeti, Prof. Assoc. Dr. Rrahim Sejdiu, Prof. Assoc. Dr. Arben Tërstena, Prof. Assoc. Dr. Bislim Lekiqi, Sekretari ne UShAF Armend Hysa dhe zyrtari Xhemajl Uksmajli i kanë pranuar detyrat për realizim sa me efikas te projektit.

Grupi Punues i projekti shpreh falënderim për mbështetjen e popullit amerikan – përmes Ambasadës se SHBA-ve dhe përfaqësueseve te KUSA në Kosovë – në ngritjen e cilësisë në IAL në Kosovë.

 

“Ky projekt u financua përmes grantit të Ambasadës Amerikane në Prishtinë. Mendimet, përfundimet dhe konkludimet apo rekomandimet e shprehura këtu janë të Autorit(ëve) dhe jo medoemos pasqyrojnë qëndrimet e Departamentit të Shtetit.”