Edicioni ishtatë i garës studentore për dizajn i mirëpret studentët në fushën e arkitekturës, dizajnit të interierit, dizajnit të integruar dhe teknologjisë së drurit, të regjistruar në Kosovë që t’a ushtrojnë kreativitetin e tyre dhe të vijnë me një projekt ideor për mënyra të reja të përpunimit të drurit.
Gara ka për qëllime jetësimin e dizajnave inovative në industrinë e drurit për prodhim të gjerë industrialë për shfrytëzim nga publiku.
Kriteret:
* Kandidatët e interesuar në Garën Studentore të Dizajnit duhet të plotësojnë dhe dorëzojnë aplikacionin e mëposhtëm.
* Së bashku me formularin e aplikacionit të tyre, kandidatët duhet të dorëzojnë:
* Një ose me shume figura 3D (Render) perspektive ose aksonometri me rezolucion të lartë me dimensione minimale 1920×1080 piksela të ruajtur si dosje JPEG, ku prapavija preferohet të jetë e bardhë.
* 4 nivele të ngritura (elevacione) me prapavijë transparente duke përfshirë dimensione të përafërta. Çdo nivel i ngritur duhet të paraqitet në një faqe të veçantë A4 me këtë renditje: Ballore, E Pasme, Ana e Djathtë, dhe Ana e Majtë, të ruajtura si një dosje e vetme PDF. Rezolucioni i niveleve të ngritura duhet të jetë së paku 300 dpi.
* Punimi duhet të ketë një përshkrim.
Aplikimi zgjatë deri më 10 nëntor.
Punimet për studentët e UShAF dërgohen në email adresen: [email protected]
Fletushka: Fletushka e Gares Studentore – Konventa e Drurit Edicioni 7