Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF) ka kënaqësinë t’ju ftojë në hapjen e ekspozitës së radhës “Profesionistët e së Ardhmes 2025”.

Në këtë ekspozitë do të paraqiten punimet e realizuara nga vetë studentët e Universitetit tonë, në bashkëpunim me ndërmarrjet partnere. Projektet përfaqësojnë të gjitha fushat e studimit që ofrohen në UShAF.

Ekspozita është një mundësi e shkëlqyer për të parë nga afër kreativitetin, angazhimin dhe përgatitjen profesionale të studentëve tanë.

Hapja e ekspozitës do të mbahet më 27 maj 2025 (e martë), në ora 10:00, në ambientet e Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj.

Ju mirëpresim!