Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF), ka kënaqësinë dhe nderin të ju ftojë në ceremoninë solemne të ndarjes së titullit “Doktor Nderi” – Doctor Honoris Causa, e cila do t’i jepet:
- Dr. Adnan Gorur
- Dr. Mihallaq Kotro
- Dr. Sotir Dimoshi
Ky vlerësim nderon kontributin e tyre të çmuar në zhvillimin akademik të UShAF dhe të arsimit të lartë në Kosovë, si dhe angazhimin e palodhur në avancimin e dijes dhe të shkencës.
Ftohen të marrin pjesë të gjithë studentët, mësimdhënësit, stafi administrativ dhe të interesuarit e tjerë. Në këtë ceremoni do të marrin pjesë gjithashtu mysafirë të rëndësishëm nga bizneset, organizatat, institucionet publike, përfaqësues të sektorit privat, si dhe kryetarë komunash, të cilët do t’i japin ngjarjes një solemnitet edhe më të veçantë.
Ceremonia do të mbahet më 21 nëntor 2025, duke filluar nga ora 10:00, në Amfiteatrin “Hyzri Beqiri-Varoshi” të UShAF.
Pjesëmarrja Juaj do të jetë një nder i veçantë dhe do të kontribuojë në madhështinë e kësaj ngjarjeje akademike.