Me ngazëllim shpallim garën përuruese të fotografisë nga projekti EU Integration Support Facility, që synon të hedhë dritë mbi rezultatet e prekshme dhe storiet e suksesit të projekteve të financuara nga BE-ja në mbarë Kosovën.

Nëse je vajzë apo djalë nga Kosova e/i moshës  15 deri në 19 vjeçe,  kjo thirrje e hapur është për ty.

Mund të dërgoni deri në tri foto origjinale. Mirëpresim imazhe të çfarëdo gjëje, qoftë pjerrinë për karriget me rrota, bibliotekë e shkollës, park i qytetit apo sistem i energjisë së ripërtëritshme.

Duam që fotot tuaja të tregojnë historitë e zhvillimit, përparimit dhe ndryshimit të arritur me mbështetjen e BE-së në Kosovë.

Merrni pjesë dhe mund të jeni fitues/e të këtyre shpërblimeve:

Vendi i parë: Laptop

Vendi i dytë: Tabletë

Vendi i tretë: Smartphone

Inkurajojmë pjesëmarrësit të mendojnë përtej Prishtinës. Fotot e nxjerra më larg nga kryeqyteti dhe ato që kapin subjekte të anashkaluara do të fitojnë pikë shtesë.

Afati i dorëzimit: 20 tetor 2023.

Për të aplikuar, plotësoni formularin në linkun

https://forms.gle/Sfy59o7XruTW3HKr6

Nëse keni nevojë për ndihmë ose keni ndonjë pyetje, na dërgoni email në [email protected].