Çdo ditë, studentët e UShAF shfaqin aftësitë e tyre profesionale dhe kreative në mënyra të mrekullueshme.

Sot, me krenari paraqesim para jush një video promovimi të muralit të artistes amerikane Mary Iverson.
Kjo punë arti është realizuar me pasion nga studenti Dren Osmani, i cili është student i vitit të dytë në drejtimin e Dizajnit Grafik dhe Multimedias.
Murali me temën “Fragments of Utopia” është krijuar në hapësirat e UShAF, ku të angazhuar direkt në projekt si piktore ndihmëse në mural ishin edhe këto studente të talentuara: Elba Gashi, Alma Berisha, Antika Curroja dhe Valmira Sylejmani.
Ky projekt është organizuar nga Mural Fest Kosova dhe nën mbështetjen e Ambasadës Amerikane në Kosovë.

Linku për video:https://www.facebook.com/ushaf.net/posts/pfbid02vc8HXYCbkT3YHQsweaE5MMSNMcYazUvYr56fWAAKL67mdpFfW8Ku88c22ds9ydqZl?mibextid=YxdKMJ