Në Universitetin e Shkencave të Aplikuara në Ferizaj është mbajtur takim pune i grupit punues për implementimin e projektit të fituar përmes Grantit te Ambasadës Amerikane në Prishtinë mbështetur nga Kosovo Unitet States Alumni KUSA,
Takimin e ka udhëhequr koordinatori i projektit Prof. Asoc. Dr. Ismail Mehmeti i cili i ka njoftuar të pranishmit me ecurinë e aktiviteteve të parapara për tu implementuarë sipas planit dinamik në projekt, është konstatim se të gjitha aktivitetet janë imlementuar sipas dinamikes së prezantuar në planin e implementimit te projektit.
Aktiviteti i radhës i përfunduar ne projekt është formimi i Fokus Grupit dhe krijimi i data bazës në nivel te UShAF për evidentimin e të dhënave për kërkimet shkencore të realizuara nga stafi dhe studentët në Universitet, Fokus Grupi do te udhëhiqet nga Prof. Asoc. Dr. Bislim Lekiqi i cili do të jetë përgjegjës për përcjelljen dhe evidentimin e te dhënave ne formatin e krijuar si data bazë i të dhënave për kërkime shkencore në UShAF, krijimi i këtij Fokus Grupi është me interes te jashtëzakonshme për të pasur një adrës ku pasqyrohen aktivitetet shkencore të stafit dhe studentëve në nivel të Universitetit.
SHBA-të janë katalizator të zhvillimeve pozitive në Kosovë, Programi i Granteve për Mbështetje të Universiteteve 2023/24 është i një rëndësie të jashtëzakonshme për zhvillimet në sferën e arsimit në Kosovë, në emër te USHAF shprehim falënderimin dhe respektin maksimal për përfaqësuesit e Ambasadës se SHBA-ve në Kosovë dhe për stafin e KUSA në Prishtinë.
“Ky projekt u financua përmes grantit të Ambasadës Amerikane në Prishtinë. Mendimet, përfundimet dhe konkludimet apo rekomandimet e shprehura këtu janë të Autorit(ëve) dhe jo medoemos pasqyrojnë qëndrimet e Departamentit të Shtetit.”