Sot, në objektin e Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF), filloi viti i ri akademik 2021/22.
Edhe ky vit akademik, në ambientet e Universitetit, është organizuar duke respektuar rregullat e dala nga Qeveria e Kosovës dhe Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike për parandalimin e pandemisë Covid-19.
Rektori i UShAF, Prof. Dr. Agron Bajraktari uron studentët e rinjë dhe falënderon ata për përzgjedhjen e UShAF për të vazhduar me shkollimin e tyre, institucion ky i cili ofron arsim cilësor, përgatit profesionistë të kualifikuar dhe ndihmon në zhvillimin e një karriere profesionale, duke ofruar programe studimi të orientuara kah tregu i punës.
Poashtu, Rektori u uron mirëseardhje e suksese edhe studentëve, të cilët po vazhdojnë me studimet e tyre në UShAF dhe njëkohësisht porosit të gjithë studentët që të respektojnë masat e duhura për parandalimin e Covid-19 me qëllim të realizimit të mësimit në objektin e Universitetit.