Filloi Shkolla Dimërore 2026 në UShAFFilloi Shkolla Dimërore 2026 në UShAF
Në Universitetin e Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF) ka filluar Shkolla Dimërore 2026, e cila ka bashkuar studentë dhe profesorë nga tri institucione të arsimit të lartë: UShAF, Salzburg University of Applied Sciences (FHS) dhe Technical University of Munich.
Në hapje të aktivitetit, rektori i UShAF, Prof. Dr. Agron Bajraktari, u dëshiroi mirëseardhje pjesëmarrësve, duke shprehur kënaqësinë që UShAF po mirëpret studentë dhe profesorë nga universitetet partnere evropiane. Ai theksoi se aktivitete të tilla krijojnë mundësi të vlefshme për shkëmbimin e njohurive, ideve dhe përvojave, duke u mundësuar studentëve të mësojnë nga njëri-tjetri dhe të zhvillojnë perspektiva të reja akademike e profesionale.
Programi i Shkollës Dimërore përfshin analiza dhe diskutime mbi arkitekturën tradicionale dhe bashkëkohore, trashëgiminë arkitekturore dhe të ardhmen e banimit, si dhe vizita studimore në Pejë dhe Prishtinë, ku pjesëmarrësit do të kenë mundësi të njohin nga afër karakteristikat arkitekturore dhe kulturore të këtyre qyteteve.
Në këtë aktivitet marrin pjesë profesorët Lutz Dorsch dhe Marco Krechel, si dhe profesorët e UShAF, Faton Spahiu, Kushtrim Cukaj, Rrahim Sejdiu dhe Bujar Jashari.
Shkolla Dimërore 2026 do të zgjasë deri më 30 tetor, duke u ofruar studentëve mundësinë që njohuritë teorike t’i ndërlidhin me përvojat praktike, përmes diskutimeve, punës së përbashkët dhe vizitave studimore.







