Ftohen studentë e UShAF të bëhen gati për eventin më emocionues të vitit 2024 -Festivali i Shkathtësive Digjitale.

Ky festival  i organizuar nga Qendra për Transformim Digjital në ITP Prizren ka vendosur të ndezë mendjet dhe të frymëzojë ndryshime më 25 maj 2024, duke u fokusuar në udhëtimin transformues drejt qëndrueshmërisë dhe digjitalizimit në Kosovë.

Festivali përgjatë këtij edicioni i kushtohet edukimit dhe fuqizimit të pjesëmarrësve mbi konceptin “Twin Transition” në rrugën drejt një bote të gjelbër dhe digjitale. Me një varg sesionesh dinamike, punëtorive dhe bisedash tërheqëse, festivali premton t’iu ofrojë pjesëmarrësve dije dhe njohuri themelore rreth kësaj teme.

Bashkohuni me student të Universiteteve tjera tjerë në eksplorimin e ideve inovative së bashku në parkun e Inovacionit dhe Trajnimeve në Prizren më 25 Maj 2024, duke aplikuar në:  https://www.eventbrite.de/e/digital-skills-festival-tickets-885535579757?aff=oddtdtcreator

Festivali organizohet përmes komponentit #Digital4Business, i implementuar në kuadër të Qendrës për Transformimin Digjital të ITP-së, dhe bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane. Digital Skills Festival mbështetet nga institucionet e nderuara si pjesë e Iniciatives Crosscience, një platformë bashkëpunuese që bashkon 10 universitete publike dhe private në Kosovë së bashku me një inkubator biznesi universitar, si dhe me partnerët dhe sponsorët  me të cilët po organizohet  kjo ngjarje transformuese.

Nuk duhet humbur kjo mundësi për të qenë pjesë e kësaj ngjarje, prandaj APLIKONI për të qenë pjesëmarrës.

Transporti do të organizohet nga UShAF.