Në Fakultetin e Menaxhmentit, të Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj, ëndrrat tua takohen me mundësitë reale!
Ne ndërthurim teorinë me praktikën, duke të përgatitur për tregun modern të punës dhe duke të pajisur me aftësitë që kërkohen më shumë në botën e biznesit sot.
Programet tona, të akredituara nga Agjencia Kosovare e Akreditimit, përfshijnë:
- Bachelor në Menaxhim të Biznesit dhe Ndërmarrësisë
- Master në Menaxhim të Ndërmarrësisë dhe Inovacionit
Te ne, çdo ditë është një mundësi për të mësuar dhe për t’u argëtuar! Do të marrësh pjesë në projekte në grup, në diskutime interaktive, në kuize, në panaire punësimi, në ekspozita vjetore ku studentët kanë mundësi të prezantojnë punët dhe idetë e tyre, si dhe shumë aktivitete kulturore e sportive. Këto aktivitete janë të dizajnuara për të zhvilluar aftësitë e tua praktike, kreativitetin, komunikimin dhe bashkëpunimin.
Universiteti ka bashkëpunim me shumë kompani e institucione të ndryshme vendore, falë të cilave mundësitë që të punësoheni janë të shumta.
Në Fakultetin e Menaxhmentit, ne e vlerësojmë suksesin tënd! Studentët më të mirë përfitojnë bursa studimore si motivim për angazhimin dhe përkushtimin e tyre. Gjithashtu, do të kesh mundësinë e studimeve, semestrale, jashtë vendit në universitete prestigjioze evropiane, falë programit Erasmus+.
Një pjesë shumë e rëndësishme e studimeve tua është praktika në kompani të njohura. Përmes punëtorive praktike dhe diskutimeve dinamike, do të mësosh nga eksperiencat reale të bizneseve. Profesorët tanë të përkushtuar janë gjithmonë aty për të të ndihmuar dhe mbështetur gjatë gjithë rrugëtimit tënd akademik.
Fakulteti i Menaxhmentit është vendi ideal ku teoria, praktika dhe përvoja ndërkombëtare bashkohen për të të formuar si një profesionist dhe lider të së ardhmes.
Bëhu pjesë e Fakultetit të Menaxhmentit dhe nis rrugëtimin drejt suksesit!