Në Fakultetin e Arteve të Aplikuara, pasioni juaj për artin dhe dizajnin shndërrohet në një karrierë të qëndrueshme dhe të suksesshme.
Këtu, rrugëtimi juaj akademik udhëhiqet nga profesorë të përkushtuar për t’ju ndihmuar që të zhvilloheni si profesionistë të së ardhmes në fushat kreative. Ne ndërthurim teorinë me praktikën, duke ju përgatitur për sfidat reale të tregut të punës, dhe duke ju pajisur me aftësi të kërkuara në industrinë e dizajnit dhe arteve vizuale.
Programi ynë, i akredituar nga Agjencia Kosovare e Akreditimit, përfshinë:
- Bachelor në Dizajn Grafik dhe Multimedia
Në Fakultetin e Arteve të Aplikuara, çdo ditë është një mundësi për të krijuar, hulumtuar dhe mësuar. Do të jeni pjesë e projekteve praktike, ekspozitave, punëtorive kreative, garave artistike dhe shumë aktiviteteve të tjera që nxisin shprehjen artistike dhe zhvillimin profesional.
Ne jemi të lidhur ngushtë me industrinë. Universiteti bashkëpunon me kompani vendore dhe ndërkombëtare që ofrojnë mundësi të shumta për praktika dhe punësim. Gjatë studimeve, do të keni rastin të punoni me projekte të ndryshme dhe të ndërtoni një portofol të mirëfilltë që reflekton talentin dhe përkushtimin tuaj.
Studentët tanë kanë qasje në hapsira të përshtatshme për punë kreative, si atelie dhe laboratorë kompjuterikë. Përveç kësaj, përmes programit Erasmus+, do të keni mundësinë të studioni për një semestër jashtë vendit në universitete të njohura evropiane.
Studentët më të dalluar shpërblehen me bursa studimi si vlerësim për përkushtimin e tyre dhe inkurajim për të vazhduar rrugëtimin drejt suksesit. Profesorët tanë janë gjithmonë pranë për të ndihmuar, udhëhequr dhe frymëzuar.
Zgjedhni Fakultetin e Arteve të Aplikuara dhe filloni një rrugëtim ku pasioni juaj bëhet profesion, e çdo ide merr formë në botën reale.