Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF), Fakulteti i Arteve të Aplikuara, organizon një punëtori njëditore interaktive dhe eksperimentale me temë:
“Përdorimi i platformave AI në Dizajn Grafik dhe Multimedia
Punëtoria do të zhvillohet në formë bashkëpunimi të drejtpërdrejtë mes studentëve, duke kombinuar punën praktike-eksperimentale me diskutime, nën kujdesin e profesorëve të fakultetit dhe me udhëheqjen e Dren Osmanit – i cili sapo ka përfunduar studimet në Dizajn Grafik dhe Multimedia dhe ka përvojë në fushën e arteve digjitale dhe ekspozitave virtuale.
Objektivat e punëtorisë
Punëtoria synon t’u ofrojë studentëve:
-
Njohuri praktike mbi përdorimin e platformave të inteligjencës artificiale (Runway, Kling, Sora, DALL·E, ChatGPT etj.);
-
Mundësi për të eksperimentuar me projekte digjitale në kushte praktike;
-
Hapësirë për reflektim mbi potencialin dhe kufizimet e AI në dizajn grafik dhe multimedia;
-
Përfshirje në një proces krijues që do të shërbejë si nismë për organizimin e ekspozitës së dytë digjitale të realizuar nga UShAF.
Detaje të aktivitetit
-
Data: 06 shtator 2025
-
Vendi: UShAF, salla 303
-
Të drejtë aplikimi: Studentët e vitit I, II dhe III (Dizajn Grafik dhe Multimedia)
-
Afati për aplikim: 04 shtator 2025, ora 00:00
(Vendet janë të kufizuara – përzgjedhja do të bëhet mbi bazën e aplikimeve)
Linku për aplikim: https://docs.google.com/forms/d/1BjGHXwa9DePCeCFj0wxlUEcLc0jfZeiGFBIeHhqO1hw/edit
Ky aktivitet ka karakter praktik, eksperimental dhe bashkëpunues, duke u ofruar studentëve një mundësi unike për të testuar idetë e tyre dhe për të kontribuar në zhvillimin e platformave të artit digjital brenda universitetit.