Në Universitetin e Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF) është organizuar eventi përmbyllës për projektin e fituar nga Granti për Mbështetjen e Universitetit 2023/2024, financuar nga Ambasada e SHBA-së në Prishtinë përmes Kosovo Unitet States Alumni – KUSA. Në eventin përmbyllës kanë marrë pjesë Menaxhmenti i lartë i UShAF dhe përfaqësuesit e KUSA
Rektori Prof. Dr. Agron Bajraktari ne fjalën e tijë përshëndetëse ka potencuar rëndësin e këtij projekti për avancimin e proceseve mësimore në Universitet me theks te veçantë ne fushën e kërkimit shkencor dhe implikimet e IA në këtë fushë. Ai ka falënderuar Ambasadën e SHBA-së ne Prishtinë si financues i projektit dhe ka falënderuar KUSA-n si përkrahëse dhe mbështetëse në këtë projekt.
Menaxheri i projektit Ismail Mehmeti i ka prezantuar aktivitetet e realizuara në projekt dhe ka shpreh falënderim për përfaqësuesit e KUSA-s dhe Ambasadën e SHBA-së, ai i ka potencuar të gjitha të arriturat e projektit siç janë krijimi i fokus grupit për kërkime shkencore, qasja në softuerin Plagiarism Check, qasje ne Web of Science, prezencën e ekspertës Amerikane për infrastrukturë ligjore, trajnimin për ndikimin e IA dhe avancimin e aktiviteteve për kërkime shkencore, bashkëpunimin me biznese dhe furnizimin me pajisje harduerike dhe softuerike për UShAF, ai konstaton se projekti me aktivitetin e sotëm përmbyllet në shkallën 100%.
SHBA-të janë katalizator të zhvillimeve pozitive në Kosovë në secilën sfere jetësore, Ambasada Amerikane në Prishtinë nga taksat e qytetarëve amerikan ka financuar arsimin e lartë përmes granteve për mbështetje të Universiteteve 2023/24, USHAF shpreh falënderimin dhe respektin maksimal për përfaqësuesit e Ambasadës se SHBA-ve dhe për stafin e KUSA-s në Prishtinë.
“Ky projekt u financua përmes grantit të Ambasadës Amerikane në Prishtinë. Mendimet, përfundimet dhe konkludimet apo rekomandimet e shprehura këtu janë të Autorit(ëve) dhe jo medoemos pasqyrojnë qëndrimet e Departamentit të Shtetit.”