Sot, përmes Epopesë së UÇK-së, me krenari kujtojmë Shabanin, Ademin, Hamzën dhe gjithë familjen Jashari, ashtu siç nderojmë edhe të gjithë ata që sakrifikuan jetën për Kosovën, duke i dhënë popullit tonë mundësinë të jetojë i lirë dhe të ketë një të ardhme të ndritur.
Ata luftuan deri në frymën e fundit, duke dëshmuar para botës se shqiptarët janë të gatshëm të japin gjithçka për atdheun e vet. Me heroizmin dhe vendosmërinë e tyre, ata u përjetësuan si simbol i sakrificës e frymëzimit për shumë breza dhe u bënë shembull për të gjithë ne për ta dashur e mbrojtur Kosovën.
Sot, bashkë me nderimin për heronjtë tanë, shprehim mirënjohjen e përjetshme ndaj miqve tanë – ShBA-ve, NATO-s dhe të gjitha shteteve që qëndruan pranë nesh në ditët më të vështira të popullit tonë.
Lavdi komandantit Adem Jashari, Familjes Jashari dhe të gjithë atyre që dhanë jetën për lirinë e Kosovës!
Me respekt,
Prof. Dr. Agron Bajraktari, Rektor