Në kuadër të kampanjës “16 Ditët e Aktivizmit”, u organizua një ngjarje artistike që bashkoi studentët e Fakultetit të Arteve të Aplikuara të Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF) dhe studentët e Fakultetit të Arteve të Universiteti i Prishtinës, përmes ekspozitës së përbashkët “BodyRight”.
Ekspozita prezantoi punime artistike dhe digjitale që trajtojnë temat e dinjitetit njerëzor, të drejtave të trupit dhe vetëdijesimit shoqëror, duke pasqyruar angazhimin, kreativitetin dhe ndjeshmërinë e studentëve ndaj çështjeve të rëndësishme shoqërore.
Falënderim i veçantë i shkon UNFPA për mbështetjen e dhënë, si dhe institucioneve partnere për përkrahjen, ndërsa studentët u vlerësuan për përkushtimin dhe seriozitetin e treguar gjatë gjithë procesit të realizimit të kësaj ekspozite.








