Më 27 nëntor 2024, Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj mirëpriti z. Agron Llugaliu, Drejtorin e Përgjithshëm të Doganës së Kosovës, i cili mbajti një ligjëratë për studentët.
Gjatë ligjëratës, z. Llugaliu ndau informacion mbi aktivitetet e Doganës, sfidat e saj gjatë 25 viteve të funksionimit dhe vizionin për të ardhmen.
Në ngjarje morën pjesë Rektori i UShAF, Prof. Dr. Agron Bajraktari, Dekani i Fakultetit të Menaxhmentit, Prof. Asoc. Dr. Ismail Mehmeti, dhe Prof. Asoc. Dr. Afrim Loku.
Rektori Bajraktari falënderoi z. Llugaliu për vizitën dhe ligjëratën e mbajtur, duke theksuar rëndësinë e ndarjes së përvojave të tilla për zhvillimin profesional të studentëve.
Ky aktivitet përfaqëson një hap të rëndësishëm në përpjekjet e UShAF për të lidhur teorinë me praktikën, duke ofruar mundësi për studentët të mësojnë nga ekspertë të fushave të ndryshme.
This post is also available in: English