Në kuadër të partneritetit me Universiteti i Ekologjisë dhe Menaxhimit në Varshavë – Poloni dhe USHAF Dekani i Fakultetit të Menaxhmenit Prof.Asoc.Dr.Sokol Krasniqi , nga 29 Maj-02 Qershor 2023 mori  pjesë në  një mobilitet në Javën Ndërkombëtare të Stafit Erasmus+ organizuar në Universitetin e Ekologjisë dhe Menaxhmentit në Varshavë  të Polonisë.

Vizita në këtë Universitet ka rrjedhur sipas programit të përcaktuar nga mikëpritësi ku kanë marrë pjesë një numër i konsiderushëm Universiteteve partnere nga Polonia, Ukraina, Republika Domenikane, Brazili dhe Republika e Kosovës.

Gjatë mobilitetit janë bërë prezantimet nga përfaqësuesit e të gjitha Universiteteve.Prezantimi i bërë  nga Profesor  Krasniqi ka qenë jashtëzakonisht i pranuar mirë nga pjesmarrësit.

Gjatë javës së mobilitetit të trajnimit të stafit janë arritur këto objektiva të përcaktuara më heret.

·       njohja me sistemin arsimor në Poloni, shkëmbimi i mendimeve dhe ideve,

·       zgjerimi i bashkëpunimit ndërkombëtar,

·       mësimi dhe përdorimi i praktikave të mira,

·       permirësimin e procedurave dhe mekanizmave mbështetës për shkëmbimin ndërkombëtar të studentëve, stafit dhe mësimdhënësve ndërmjet universiteteve,

·       zhvillimi i aftësive të gjuhëve të huaja,

·       fitimin e aftësive të rëndësishme për cilësinë e punës dhe zhvillimin profesional,

·       zgjerimi i kontakteve profesionale,

·       njohja me strukturën, kulturën organizative dhe mënyrën e funksionimit të Universiteti i Ekologjisë dhe Menaxhimit në Varshavë dhe Universiteteve të tjera Partnere

Gjatë kohës së kaluar me Menaxhmentin e Universitetit të Ekologjisë dhe Menaxhimit në Varshavë Prorektorën për bashkëpunim ndërkombëtar Zonj.Justyna Klys ne konstatuam për marrdhënje dhe bashkëpunim të shkëlqyer në mes UShAF-it dhe Univeristetit që ajo e përfaqësonte.Vlerësimet më të mira u dhanë gjatë tërë kohës së prezantimeve duke u marrë si shembull i bashkëpunimit për pjesmarrësit tjerë.