Dekani i Fakultetit të Turizmit dhe Ambientit, Prof. As. Dr. Petrit Hasanaj, sot priti në takim drejtorin e Zhvillimit Ekonomik dhe Turizmit në Ferizaj, z. Balton Dërguti.
Drejtoria për Zhvillim Ekonomik dhe Turizëm, së shpejti parashikon të hartojë strategjinë për zhvillimin e turizmit në Ferizaj dhe interesimi i tyre është që Fakulteti i Turizmit dhe Ambientit të kontribuojë në këtë drejtim.
Dekani Hasanaj premtoi se së bashku me stafin e tij do të angazhohet me shumë kënaqësi që të ndihmojë në hartimin e kësaj strategjie.
Gjatë këtij takimi ata diskutuan edhe për mundësinë e ofrimit të punës praktike për studentët e studimeve master në Drejtorinë për Zhvillim Ekonomik dhe Turizëm.
This post is also available in: English