Në Universitetin e Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF), u mbajt ceremonia e dhënies së 22 bursave për kurset e çertifikuara universitare për “Menxher të Çertifikuar të Projektit” dhe “Menaxher të Çertifikuar të Biznesit”, për kandidatët fitues të përzgjedhur për ndjekjen e kurseve në konkursin e shpallur me 03 dhjetor 2020.
Këto kurse do të administrohen nga UShAF dhe Shkolla Austriake e Shkencave të Aplikuara (ASAS). Kurset realizohen në kuadër të projektit “Mësimi në distancë në arsimin akademik dhe atë të vazhdueshëm – zhvillimi i programeve të mësimit në distancë në Kosovë”, i bashkëfinancuar nga Bashkëpunimi Austriak për Zhvillim dhe ASAS.
Shpërndarja e bursave u bë nga Rektori i UShAF, Prof. Dr. Agron Bajraktari dhe Drejtori Ndërkombëtar i Projektit – Shkolla Austriake e Shkencave të Aplikuara, Mr. Sc. Herbert Schlair.
Pas ceremonisë, studentët filluan vijimin e modulit të parë në prezencë për Menaxhim Profesional të Projekteve, në kabinetin e informatikës të UShAF.
Rektori Bajraktari i uroi studentët për marrjen e bursave dhe u dëshiroi suksese në realizimin e këtyre kurseve.