A po studioni në një universitet shtetëror në Maqedoni dhe Kosove ? Dëshironi të fitoni përvojë praktike për të përmirësuar aftësitë tuaja dhe shanset për punësim? Atëherë ky program është për ju!
Me kënaqësi ju prezantojmë programin për përkrahje të tranzicionit të karrierës për praktika në kompani Maqedoni dhe Kosove , sipas zgjedhjes suaj. Ky program i World University Service (WUS) financohet dhe mbështetet nga qeveria e shtetit North Rhine-Westphalia.
Për të marrë pjesë, duhet të identifikoheni në lidhjen e bashkangjitur: https://docs.google.com/forms/d/e/1FAIpQLSf-2fhqTxs699YeUaspar_XvUUKN0fmuzxrnnmuE_dhtitOXQ/viewform?usp=sf_link
Për të gjithe të interesuarit takimi online do te mbahet me datë 17.07.2023 në ora 11:00 në linkun në vijim:
Zoom Link: https://us06web.zoom.us/j/83912412017
Kush mund të aplikojë?
- Studentët që janë në fazën e fundit të studimeve (do të diplomohen në gusht ose shtator 2023);
- Ata që janë diplomuar jo më shumë se 6 muaj para afatit të aplikimit (31.08.2023)
- Ata që janë në studime master.
Cfare ne ofrojme:
Trajnime se si të gjeni punën tuaj të ëndrrave (krijimi i CV-së, Letra e Motivimit dhe intervista juaj e parë).
250.00 euro në muaj për një periudhë 3-6 muaj
Të gjitha llojet e konsultimeve për punë praktikë dhe hapje të biznesit tuaj
2 kurse trajnimi se si ta bëni stazhin tuaj të suksesshëm
Janë në dispozicion 10 bursa për 10 studentë (preferencë do të kenë ata që paraqesin aplikimet më të mira dhe ata që vijnë nga familje me të ardhura të ulëta).
Për më shumë informacion, mund të kontaktoni Dimitar Kaljoszewski në [email protected] ose në 072 227 940
Faqja jonë e internetit: www.career-northmacedonia.de
Facebook: Facebook.com/CTS
LinkedIn: LinkedIn.com/CTS