Pesë ekzemplarë të librit “Teknologjia e Përpunimit të Materialeve Polimere” të autorit Fatmir Çerkini, janë dhuruar për  Bibliotekën e Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj“ (UShAF). Librat janë dhuruar nga autori Çerkini, profesor në UShAF.

Profesor Çerkini e ka vlerësuar qasjen e hapur që ka Biblioteka Universitare për të gjithë komunitetin.

“Kisha kënaqësinë t’i dhuroj bibliotekës së UShAF pesë ekzemplarë të librit tim: Teknologjia e Përpunimit të Materialeve Polimere. Shpresoj që ky libër do të iu shërbejë studentëve dhe të gjithë atyre që merren me këtë lëmi”, tha Çerkini.

Dhurimi i librave për Bibliotekën Universitare tashmë është bërë një traditë e mirë, duke filluar prej stafit akademik, si dhe autorëve dhe krijueseve edhe jashtë UShAF-it. Si rrjedhojë fondi librar vazhdon të pasurohet me tituj të ri nga të gjitha fushat.

Libri “Teknologjia e Përpunimit të Materialeve Polimere” është botuar në vitin 2022, në Prishtinë nga Shtëpia Botuese “ SAS”