Turizmi është një ndër fushat më dinamike dhe inovative në botë, e cila vazhdimisht ofron mundësi të reja. Që të bëheni pjesë e kësaj industrie gjithnjë në zhvillim, Fakulteti i Turizmit dhe Ambientit në Universitetin e Shkencave të Aplikuara në Ferizaj, është vendi ku ëndrrat tuaja profesionale bëhen realitet.
Me programe të akredituara sipas standardeve evropiane, Fakulteti ynë ofron Bachelor në Menaxhim të Turizmit dhe Hotelierisë dhe Master në Menaxhim dhe Inovacion në Turizëm. Këto programe janë të dizajnuara posaçërisht për të plotësuar kërkesat aktuale dhe të ardhshme të tregut të punës, duke ju pajisur me aftësi profesionale dhe njohuri praktike për sukses të garantuar në këtë industri konkurruese.
Falë bashkëpunimit tonë të ngushtë me universitete prestigjioze ndërkombëtare dhe programit ERASMUS+, ju keni mundësi të studioni jashtë vendit dhe të përfitoni eksperienca të vlefshme ndërkombëtare, të cilat do të pasurojnë perspektivën tuaj profesionale.
Fakulteti ynë karakterizohet nga një staf akademik me përvojë dhe ambiente moderne të cilat ofrojnë një mjedis të përshtatshëm dhe interaktiv për zhvillimin tuaj akademik dhe personal. Gjatë studimeve, ju do të përfshiheni në praktika profesionale, vizita studimore dhe projekte konkrete në bashkëpunim me kompani dhe institucione të njohura në sektorin e turizmit dhe hotelierisë.
Pjesëmarrja në aktivitete si ekspozita, panaire punësimi dhe konferenca shkencore ju mundëson të krijoni lidhje të rëndësishme profesionale, si dhe të njiheni me trendet dhe zhvillimet më të fundit në këtë industri.
Në Fakultetin e Turizmit dhe Ambientit, ne investojmë në edukimin tuaj cilësor dhe ju ofrojmë një bazë solide për karrierën tuaj të ardhshme.
Zgjidhni Fakultetin e Turizmit dhe Ambientit në UShAF dhe bëhuni pjesë e suksesit në industrinë e së ardhmes!
Filloni rrugëtimin tuaj profesional!