Projekti i fituar në USHAF nga Programi i Granateve për Mbështetjen e Universiteteve 2023/24 nga Ambasada e SHBA përmes Kosovo United States Alumni (KUSA) – ka për synim – ndër të tjera – rritjen e cilësisë dhe sasisë se hulumtimeve shkencore.
Menaxheri i projektit Prof. Asoc. Dr. Ismail Mehmeti ne koordinim me grupin punues – Prof. Asoc. Dr. Rrahim Sejdiu, Prof. Asoc. Dr. Arben Terstena, Prof. Asoc. Dr. Bislim Lekiqi, Jur. Dipl. Armend Hysaj, zyrtari Xhemajl Uksmajli – i udhëheqin punët për implementimin e aktiviteteve ne projekt brenda afateve kohore, kjo dëshmon seriozitetin e punës për realizimin e projektit, një nga aktivitetet e rëndësishme qe është përmbyllë me sukses në projekt brenda afatit kohor është aplikimi i softuerit “Plagiarism Check” – përmes këtij softueri synohet ngritja e nivelit te besueshmërisë se rezultateve te realizuara ne aktivitetet shkencore ne UShAF. Aplikimi i softuerit “Plagiarism Check” mundëson ngritjen e cilësisë se punimeve dhe hulumtimeve shkencore nga stafi akademik dhe partneret e involvuar ne hulumtim, si dhe përmes aplikimit te këtij softueri do te ngritët edhe cilësia e punimeve, seminareve, temave te diplomës, etj, që realizohen nga studentët në UShAF.
Grupi Punues i projekti i shpreh falënderim Ambasadës se SHBA-ve dhe përfaqësueseve të KUSA në Kosovë – për mbështetje në ngritjen e cilësisë se aktiviteteve akademike në Universitetin e Shkencave të Aplikuara në Ferizaj.
“Ky projekt u financua përmes grantit të Ambasadës Amerikane në Prishtinë. Mendimet, përfundimet dhe konkludimet apo rekomandimet e shprehura këtu janë të Autorit(ëve) dhe jo medoemos pasqyrojnë qëndrimet e Departamentit të Shtetit.”