Aktivitetet e grupit punues për implementimin e projektit të fituar nga Granti i ndarë nga Ambasada Amerikane në Kosovë përmes Kosovo Unitet States Alumni KUSA janë duke u realizuar sipas dinamikës së paraparë në planin e implementimit.

Me date 12.04.2024 është realizuar takimi radhës ku janë diskutuar qështje ndërlidhur me fazat e parapara për tu përfunduar në projekt, është diskutuar për marrëveshjet e arritura me bizneset – ndërlidhur me qasjen e stafit dhe të studentëve për hulumtime, është diskutuar për përfundimin e procedurës – për qasje në platformën Web of Science (janë realizuar diskutime dhe janë shkëmbyer komunikime me përfaqësuesit e kompanisë “Clarivate Analytics (UK) Ltd” – St. Mary Axe, London United Kingdom e cila i ofron shërbimet në këtë platformë) jemi dakorduar për përfundimin e obligimeve financiare qe rrjedhin nga marrëveshja me kompanin në fjalë.

 

Në takim janë përcaktuar afatet kohore dhe është diskutuar për identifikimin e temave qe do te trajtohen ne trajnim nga eksperti ndërkombëtar (duke përfshi edhe Inteligjencën Artificiale) për fushën e hulumtimit si dhe qështje tjera ndërlidhur me fokus grupin i cili do ti përcjell aktivitetet e stafit dhe studentëve në fushën e hulumtimit të kryera në vazhdimësi ne USHAF.

 

Falënderojmë Ambasadën Amerikane ne Kosove dhe përfaqësuesit e KUSA – për mbështetje në ngritjen e cilësisë se aktiviteteve akademike në Universitetin e Shkencave të Aplikuara në Ferizaj.

 

“Ky projekt u financua përmes grantit të Ambasadës Amerikane në Prishtinë. Mendimet, përfundimet dhe konkludimet apo rekomandimet e shprehura këtu janë të Autorit(ëve) dhe jo medoemos pasqyrojnë qëndrimet e Departamentit të Shtetit.”