Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI) njofton të gjithë nxënësit, prindërit, punonjësit e arsimit se për shkak të masave parandaluese rreth koronavirusit (COVID – 19), me vendim të Qeverisë së Kosovës, nga nesër, me datë 12 mars 2020 deri me datë 27 mars 2020 ndërprehet procesi mësimor në tërë territorin e Republikës së Kosovës.

Ndërprerja e procesit edukativo-mësimor bëhet për të gjitha nivelet, nga institucionet parashkollore e deri te institucionet e arsimit të lartë në sektorin publik dhe atë privat.

MAShTI do të vazhdojë bashkërendimin institucional me institucionet relevante të Republikës së Kosovës dhe do të mbajë të informuar opinionin e gjerë rreth hapave në vazhdim.

Prishtinë
11 Mars 2020