Kosova bashkëndjenë tragjedinë e motrave dhe vëllezërve tanë në Shqipëri që u goditën nga katastrofa natyrore.

U shprehim ngushëllime të sinqerta familjarëve të viktimave dhe ndajmë dhembjen me ta! Urojmë që të plagosurit të kalojnë sa më lehtë gjatë shërimit të tyre!

Kosova është e gatshme të japë ndihmë në çdo kohe dhe me të gjitha mundësitë që ka, për të kaluar këtë dhembje të kombit.

Ditë si kjo i mbetshin historisë së trishtë të Shqipërisë!

Sinqerisht,

Prof. Dr. Agron Bajraktari, Rektor