Njoftohen studentët e vitit të parë, të regjistruar në vitin akademik 2026/2027 (Bachelor dhe Master), që të paraqiten në  zyrën e Shërbimit të Studentëve, nr: 007 në UShAF për ti marrë ID-kartelën me çip, nga 23.11.2026 deri më 27.11.2026, nga ora 10:00 deri në ora 15:00.

Studentët duhet të paraqiten individualisht dhe të kenë me vete si dëshmi letërnjoftimin, që t’i mundësohet marrja e ID-kartelës.

 

Vërejtje: Studentët e Fakultetit të Arkitekturës, Dizajnit dhe Teknologjisë së Drurit, në nivelin Master, në programet Arkitekturë e Gjelbër dhe Dizajn Interieri, nuk përfshihen në këtë afat të tërheqjes së ID-kartelave, pasi kartelat e tyre ende nuk janë të gatshme.

Për këta studentë, njoftimi për tërheqjen e ID-kartelave do të publikohet së shpejti në njoftimin e radhës.

Ferizaj, 20.11.2026                               NGA ADMINISTRATA QENDRORE

Njoftimi: Njoftim