THIRRJE E HAPUR PËR MOBILITET STUDENTOR

Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj shpall thirrjen e hapur për aplikim për mobilitet studentor në kuadër të programit Erasmus+ në Universitetin e Shkencave të Aplikuara në Vidzeme, Letoni, për semestrin veror 2027.

Të drejtë aplikimi kanë studentët e Universitetit të Shkencave të Aplikuara nga këto programe:

Bachelor:

  • Informatika e Aplikuar
  • Inxhinieri Industriale me Informatikë

Studentët e interesuar duhet të dërgojnë një letër motivuese në gjuhën angleze në email adresën: [email protected]

Afati i Aplikimit

Data e fundit për aplikim është 15 nëntor 2026.

Për më shumë informata, kontaktoni Zyrën për Bashkëpunim Ndërkombëtar në UShAF.