Njoftohen të gjithë studentët e rinj të regjistruar në vitin e parë të studimeve për vitin akademik 2026/2027, në nivelin Bachelor dhe Master, në Universitetin e Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF), se tashmë u janë krijuar e-mailët zyrtar.

Çdo student ka pranuar në e-mailin personal, të cilin e ka përdorur gjatë aplikimit për regjistrim, një mesazh me kredencialet e qasjes.

Si të qaseni në e-mail?

Vizitoni https://login.microsoftonline.com dhe identifikohuni me e-mailin tuaj të pranuar ([email protected]) dhe fjalëkalimin përkatës.

Ju lutemi, ndryshoni fjalëkalimin pas hyrjes së parë nëse kërkohet nga sistemi dhe mos e ndani atë me persona të tjerë.

E rëndësishme: E-maili institucional duhet të përdoret për të gjitha komunikimet zyrtare me UShAF.

Nëse keni probleme me qasjen, drejtohuni në Zyrën e IT-së në UShAF.

 

Nga Administrata e UShAF, dt.15.10.2026

This post is also available in: English