Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF) njofton studentët, stafin akademik dhe administrativ se nesër, më 01.10.2026 (e enjte), fillon zyrtarisht viti i ri akademik 2026/2027.

Me rastin e fillimit të vitit të ri akademik, UShAF organizon ceremoninë solemne të mirëseardhjes, e cila do të mbahet në ora 10:00, në UShAF.

Ftojmë të gjithë studentët, stafin akademik dhe administrativ që të jenë pjesë e kësaj ceremonie, ku në mënyrë të veçantë do t’u urojmë mirëseardhje studentëve të vitit të parë, të cilët nisin një kapitull të ri të rrugëtimit të tyre akademik.

UShAF ju uron një fillim të mbarë dhe shumë suksese në këtë rrugëtim akademik!