Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj fton studentët për të aplikuar për mobilitet ndërkombëtar në Universitetin Sapienza të Romës, në kuadër të programit Erasmus+ International Credit Mobility (KA171), për semestrin e veror 2027.
Kush mund të aplikojë?
Studentët aktivë të Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj në nivelin Bachelor dhe Master nga këto fakultete:
- Fakulteti i Arkitekturës, Dizajnit dhe Teknologjisë të Drurit
- Fakulteti i Menaxhmentit
- Fakulteti i Inxhinierisë dhe Informatikës
Numri i përgjithshëm i studentëve që do të përzgjidhen për këtë semester është pesë (5) në nivel të Kosovës.
Studentët e interesuar duhet të dërgojnë një letër motivuese në gjuhën angleze në email adresën: [email protected]
Afati për aplikim:
13 Tetor 2026
(Mobiliteti do të realizohet nga Shkurt 2027 deri në Korrik 2027)
Për më shumë informata, kontaktoni Zyrën për Bashkëpunim Ndërkombëtar në UShAF.