UShAF i bashkohet protestës “STUDENTËT PËR DREJTËSI”

Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF) fton studentët, mësimdhënësit dhe stafin që të hënën, më 21 shtator, t’i bashkohen protestës “Studentët për Drejtësi”, në Prishtinë.

Në solidaritet me studentët e universiteteve të Kosovës, bashkohemi për të kërkuar drejtësi për Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin, si dhe për të shprehur kundërshtimin tonë ndaj aktgjykimit të Gjykatës Speciale.

Lufta e UÇK-së është pjesë e historisë së popullit tonë dhe e rrugës së Kosovës drejt lirisë, prandaj sot është koha që edhe studentët, mësimdhënësit dhe stafi ynë ta ngrisin zërin dhe t’i bashkohen thirrjes së studentëve për drejtësi.

E hënë, 21 shtator, Ora 12:00 Sheshi “Skënderbeu”, Prishtinë

Të gjithë bashkë, për drejtësi!