Universiteti  i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF),  shpall konkurs për ndarjen e bursave për stafin e UShAF,të cilët ndjekin studimet e doktoraturës.

Në bazë të vendimit nr. 652/ 26, të datës 30.03.2026 të Këshillit Drejtues, Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF), me datën 10.09.2026, UShAF shpallë:

KONKURS

Për ndarjen e bursave për stafin e UShAF, të cilët ndjekin studimet e doktoraturës:

I. Kushtet e përgjithshme

  1. Të drejtë aplikimi për bursë kanë i gjithë stafi në marëdhënie të rregullt pune në UShAF, të cilët janë studentë aktual në studimet e doktoraturës në ndonjë universitet në Kosovë apo jashtë Kosovës.
  2. Kandidatët të cilët konkurojnë për përfitimin e bursës sipas pikës 1, duhet të bashkangjesin vertetimin me të cilin dëshmojnë se janë studentë aktual, të lëshuar nga Institucioni i Arsimit të Lartë, ku ata jane duke studiuar dhe të njejtit nuk kanë përfituar bursë nga UShAF më herët gjatë studimeve të doktoraturës.
  3. Dokumentet e kompletuara dorëzohen fizikisht në Zyrën për çështje akademike të UShAF.

Administrata Qendrore është e obliguar që në përputhje me kriteret e përcaktuara me këtë konkurs, t’i përgatit listat e kandidatëve të cilët i plotësojnë kriteret për përfitimin e bursës universitare;

II. Afati Për aplikim

Afati i aplikimit është prej datës 10.09.2026 deri më 20.11.2026 ora 16:00.

III. E drejta e ankesës

Kandidatet të cilët konsiderojnë se kanë pasur të drejtë të përfitimit të bursës universitare dhe nuk janë përfshirë në listën e kandidatëve përfitues të bursës, kanë të drejtë ankese tek Komisioni për ankesa, në afat prej 48 oresh pas ditës së publikimit të listave.

Ankesat duhet të dërzohen në Zyrën Për Çështje Akademike.

Linku për konkursin: Konkurs për ndarjen e bursave për për stafin e UShAF, të cilët ndjekin studimet e doktoraturës

This post is also available in: English