Rektori Bajraktari përfaqëson UShAF-in në EAIE 2026 në Glasgow, me ftesë të Komisionit Evropian

 

Rektori i Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF), Prof. Dr. Agron Bajraktari, po merr pjesë nëKonferencën dhe Ekspozitën Vjetore të European Association for International Education (EAIE) 2026, e cila po zhvillohet nëGlasgow, Mbretëria e Bashkuar, nga 8 deri më 11 shtator 2026.

Pjesëmarrja e Rektorit Bajraktari në këtë ngjarje të rëndësishmendërkombëtare zhvillohet me ftesë të Komisionit Evropian, duke përfaqësuar një mundësi të rëndësishme për UShAF që të jetë pjesë e diskutimeve evropiane mbi të ardhmen e arsimit të lartë, ndërkombëtarizimin dhe bashkëpunimin akademik.

EAIE është një nga platformat më të rëndësishmendërkombëtare në fushën e arsimit të lartë dhe çdo vit mbledhdrejtues dhe profesionistë të arsimit nga vende të ndryshme tëbotës për të diskutuar zhvillimet, sfidat dhe mundësitë e reja nëarsimin ndërkombëtar.

Gjatë qëndrimit në Glasgow, Rektori Bajraktari po zhvillontakime dhe kontakte me përfaqësues të universiteteve, institucioneve evropiane dhe organizatave të ndryshme ndërkombëtare, me fokus në zgjerimin e bashkëpunimitakademik, mobilitetin e studentëve dhe stafit, zhvillimin e partneriteteve të reja dhe avancimin e proceseve tëndërkombëtarizimit të UShAF.

Për UShAF, pjesëmarrja në EAIE 2026 përbën një mundësi tëveçantë për promovimin e potencialit akademik dhe institucional të universitetit, krijimin e partneriteteve të reja evropiane dhehapjen e perspektivave të reja për studentët dhe stafin akademik.

Në kuadër të vizitës, Rektori Bajraktari po përfaqëson UShAF-in në një mjedis të nivelit të lartë ndërkombëtar, duke kontribuarnë forcimin e rolit dhe pozitës së Universitetit në hapësirënevropiane të arsimit të lartë.

Pjesëmarrja në EAIE 2026 i jep UShAF-it mundësinë që, krahasprezantimit të punës dhe potencialit të tij, të krijojë kontakte tëdrejtpërdrejta me institucione me të cilat mund të ndërtojëbashkëpunime konkrete. Takimet dhe diskutimet në Glasgow synojnë që këto kontakte të kthehen në mundësi reale përmobilitete, projekte të përbashkëta dhe iniciativa të rejaakademike për studentët dhe stafin e Universitetit.