Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF) fton stafin akademik të aplikojë për botimin e teksteve mësimore, në përputhje me Rregulloren për Botime në UShAF.
Në kuadër të kësaj thirrjeje, si tekste mësimore konsiderohen librat, përmbledhjet e detyrave, ushtrimet dhe materialet e ngjashme didaktike, të cilat duhet:
- të jenë në përputhje me planprogramin e lëndës dhe rezultatet e të nxënit;
- të kenë strukturë të përshtatshme didaktike, duke përfshirë kapituj, përmbledhje, ushtrime dhe/ose zgjidhje, sipas natyrës së lëndës;
- të përmbajnë literaturë të përditësuar dhe referenca të sakta;
- të kontribuojnë në mënyrë efektive në realizimin e procesit mësimor;
- të përmbushin standardet akademike dhe editoriale të Universitetit.
Të drejtë aplikimi kanë anëtarët e stafit të rregullt akademik të UShAF-së. Në rast të bashkautorësisë me autorë nga institucione të tjera akademike, shkencore ose profesionale, autori i parë duhet të jetë anëtar i stafit të rregullt akademik të UShAF-së.
Thirrja është e hapur nga data e publikimit deri më 01.11.2026.
Linku: Thirrja dhe Procedura e Aplikimit dhe Dokumentacioni i Kërkuar
Linku: Formularët dhe raportet për aplikim për botimin e teksteve mësimore
Ferizaj, dt.24.08.2026
This post is also available in: English