Lajmërohen studentët në studimet Bachelor dhe Master, se duke filluar nga data 24.08.2026 deri më 01.09.2026 bëhet paraqitja e provimeve për afatin e Shtatorit 2026.

Për t’i paraqitur provimet e afatit të shtatorit 2026, studenti duhet ta ketë të regjistruar semestrin veror 2025/2026.

Gjithashtu ju njoftojmë që gjatë kësaj kohe, studentët të cilët nuk kanë arritur ta regjistrojnë semestrin veror 2025/26, luten të paraqiten te zyra e shërbimit të studentëve për regjistrim.

Studentët i paraqesin provimet në formë elektronike dhe pas skadimit të këtij afati sistemi elektronik nuk ua pranon kërkesën për paraqitje të provimeve.

 

Linku për kyçjen në sistem: https://smis.ushaf.net/

Manuali: Rivendosja e fjalëkalimit dhe Paraqitja e Provimeve

 

Ferizaj, 24.08.2026                              NGA ADMINISTRATA QENDRORE

This post is also available in: English