USHAF nuk është shembull vetëm në Kosovë, por në mbarë Shqiptarinë.

Qëndrimi i profesorit të shquar shqiptar Arben Bejtja për Universitetin e Shkencave të Aplikuara në Ferizaj:

‘’USHAF është krijuar me mund e sakrificë, me vendosmëri dhe mbi të gjitha me atdhedashuri. USHAF është i vetmi universitet në hapësirën mbarëshqiptare që në kohë të shkurtër ka arritur njohje të shumta ndërkombëtare, duke rritur personalitetin dhe vlerësimin e Kosovës në botë.

Stafi pedagogjik i USHAF është i gatshëm të përballet me sfidat duke ecur me ritmin e kohës. USHAF nuk i mungon gjë, vetëm të lihet i lirë dhe i qetë, të mos i vihen shkopinj nën rrota që të përmbushë misionin e tij.

Të nderuar pedagogë, të dashur studentë, të interesuar: mbrojeni USHAF, është vlerë e shtuar e dijes, është aset kombëtar dhe mbarëshqiptar’’.

Ky mesazh përfaqëson një mbështetje të qartë për pavarësinë akademike, cilësinë universitare dhe zhvillimin e qëndrueshëm institucional. Vlerësimet e personaliteteve të botës akademike shqiptare janë dëshmi se puna, përkushtimi dhe arritjet e USHAF-it njihen dhe vlerësohen përtej kufijve të Kosovës.

Universitetet zhvillohen në një klimë lirie akademike, meritokracie dhe bashkëpunimi. Prandaj, mbështetja ndaj institucioneve që kanë dëshmuar rezultate konkrete është një investim në të ardhmen e arsimit të lartë, të shkencës dhe të shoqërisë shqiptare në tërësi.