Në bazë të nenit 16, të Ligjit të Punës nr.03/L-212 dhe vendimit të Këshillit Drejtues të Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF), nr. 3189/25, të datës 24.09.2025, Administrata Qendrore e UShAF, me datën 29.05.2026, shpallë:

KONKURS

PËR ANGAZHIMIN E STUDENTËVE TË RREGULLT TË UShAF NË PUNË PRAKTIKE NË ADMINISTRATËN QENDRORE.

I. Titulli i vendit të punës: Praktikantë, 3 (tre) pozita në Administratën Qendrore

të UShAF

· 3 (tre) studentë të rregullt (viti i dytë ose i tretë) në studimet baçelor në UShAF;

1. Një praktikant në zyrën e shërbimit të studentëve;

2. Një praktikant në zyrën e Sekretarit të Përgjithshëm;

3. Një praktikant në zyrën e Teknologjisë Informative (kërkohet të jetë student i rregullt në programin e studimit: Informatikë e Aplikuar, niveli baçelor).

Periudha e angazhimit në punë praktike është për 6 (gjashtë) muaj me pagesë (350 euro bruto në muaj).

Kriteret për përzgjedhjen e studentëve për punë praktike:

· Kandidatët për punë praktike duhet të jenë studentë aktual të rregullt (viti i dytë ose i tretë) në studimet baçelor në UShAF për pozitat:

Një praktikant në zyrën e shërbimit të studentëve;

Një praktikant në zyrën e Sekretarit të Përgjithshëm;

· Kandidatët për punë praktike duhet të jenë studentë aktual të rregullt (viti i dytë ose i tretë në programin e studimit: Informatikë e Aplikuar, niveli baçelor) për pozitën:

Një praktikant në Zyrën e Teknologjisë Informative

· Në përzgjedhjen e studentëve për punë praktike, do të merret parasysh nota mesatare gjatë studimeve e cila do të jetë përcaktuese në rangimin e kandidatëve ku do të përzgjedhen kandidatët me notë mesatare më të lartë.

Në rast se dy kandidatë ose më shumë, të renditur të fundit në pozita sipas notës mesatare, kanë notën mesatare të njejtë, atëherë përparësi do të kenë kandidatët e gjinisë femërore. Nëse kandidatët janë të gjinisë së njejtë (femërore apo mashkullore) atëherë përzgjedhja do të bëhet me short në prezencë të kandidatëve.

Dokumentacioni i nevojshëm për aplikim:

Kandidatët me rastin e aplikimit duhet të dorëzojnë:

· Aplikacionin i cili merret në Administratën e UShAF, Zyra nr. 008;

· CV;

· Çertifikatën e lindjes (origjinale) ose ekstraktin e lindjes (origjinal) pranohet edhe dokumenti i printuar nga platforma E-Kosova;

· Çertifikatën e notave origjinale;

· Vërtetimin e statusit të studentit origjinal.

Aplikacionet e plotësuara së bashku me dokumentacionin e nevojshëm sipas konkursit, duhet

të dorëzohen në formë fizike në zyrën nr. 008 dhe në adresën elektronike në e-mail: [email protected].

Konkursi mbetet i hapur tetë (8) ditë, përkatësisht nga data 01.06.2026 deri me datën 08.06.2026

në orën 16:00.

Aplikacionet e dorëzuara pas afatit të paraparë me konkurs nuk pranohen dhe aplikacionet e

mangëta refuzohen.

Shpallja e listës me kandidatët e përzgjedhur dhe jo të përzgjedhur nga komisioni profesional

do të bëhet në Web faqen e Universitetit.

Studentët do të jenë të angazhuar me orar të plotë (08:00-16:00) sipas legjislacionit në fuqi.

Kandidatët të cilët nuk pranohen kanë të drejtë ankese në afat prej 24 orëve nga koha e shpalljes së rezultateve, në Komisionin për shqyrtimin e ankesave në kuadër të UShAF.

Ferizaj. 29.05.2026 ADMINISTRATA QENDRORE E UShAF

Linku i konkursit:KONKURS PËR ANGAZHIMIN E STUDENTËVE TË RREGULLT TË UShAF NË PUNË PRAKTIKE NË ADMINISTRATËN QENDRORE.