Studentët e nivelit master nga Fakulteti i Inxhinierisë dhe Informatikës, studentët nga Fakulteti i Arkitekturës, Dizajnit dhe Teknologjisë së Drurit, si dhe studentët e vitit të tretë nga Fakulteti i Arteve të Aplikuara, realizuan një vizitë dyditore studimore në Athinë të Greqisë.

Gjatë kësaj vizite studimore, studentët patën mundësinë të vizitojnë panairin ndërkombëtar “13th Construction Exhibition”, ku u njohën nga afër me zhvillimet më të reja në fushën e ndërtimit, arkitekturës, dizajnit, teknologjisë dhe inovacionit bashkëkohor.

Po ashtu, ata vizituan disa nga pikat më të rëndësishme kulturore dhe historike të qytetit, përfshirë Acropolis of Athens dhe National Archaeological Museum.

Përveç aspektit akademik dhe profesional, kjo eksperiencë u mundësoi studentëve të njihen nga afër me trashëgiminë historike, artistike, kulturore dhe arkitektonike të këtij qyteti me rëndësi të veçantë evropiane.