Të nderuar besimtarë myslimanë,

Kurban Bajrami na rikujton rëndësinë e vlerave njerëzore, të cilat na bashkojnë dhe na motivojnë të ndërtojmë një shoqëri më të mirë. Është një ditë që përcjell mesazhe paqeje, dashurie, mirëkuptimi dhe respekti të ndërsjellë, duke forcuar lidhjet mes njerëzve dhe duke nxitur frymën e solidaritetit.

Le të jetë kjo festë një moment reflektimi dhe mirënjohjeje, por edhe një mundësi për të shtrirë dorën e mbështetjes dhe kujdesit ndaj atyre që kanë më shumë nevojë për ngrohtësi dhe përkrahje.

Uroj që në familjet tuaja të mbizotërojnë gjithmonë shëndeti, gëzimi, harmonia dhe begatia!

Me fat Kurban Bajramin!

Me respekt,

Prof. Dr. Agron Bajraktari, Rektor