Në kuadër të mbështetjes nga Konrad Adenauer Stiftung dhe Democracy Plus në UShAF, në Fakultetin e Arkitekturës, Dizajnit dhe Teknologjisë së Drurit u mbajt sesion informues mbi qëndrueshmërinë mjedisore.
Kjo ligjëratë u mbajt nga Dr. Albana Rexha, në kuadër të lëndës Ekologjia dhe Shkenca e Ambientit, në programin Arkitektura e Interierit dhe Dizajni i Mobilieve. Sesioni trajtoi trendet aktuale të zhvillimit, përfitimet e qëndrueshmërisë mjedisore, si dhe rëndësinë e integrimit të praktikave të zhvillimit të qëndrueshëm në projekte.




Dekani Ligj. Dr. Sc. Bujar Jashari përshëndeti aktivitetin, duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit për monitorimin dhe përmirësimin e kushteve të jetesës, në drejtim të krijimit të një ambienti më të mirë. Ai gjithashtu nënvizoi që dizajnerët e interierit duhet të kenë gjithmonë parasysh planifikimin dhe projektimin e qëndrueshëm në realizimin e projekteve të tyre të së ardhmes, ndërsa shoqërues në këtë sesion ishte Prof. Asoc. Dr. Bashkim Thaçi.