Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF) shpall thirrje të hapur për mobilitet për studentët që dëshirojnë të realizojnë një periudhë studimi një semestrale në Universitetin e Shkencave të Aplikuara Saxion, Holandë, për semestrin dimëror 2026.

Thirrja është e hapur për studentët nga këto fakultete:

  • Fakulteti i Turizmit dhe Ambientit
  • Fakulteti i Arkitekturës, Dizajnit dhe Teknologjisë të Drurit
  • Dizajn Grafik dhe Multimedia

 

Numri i përgjithshëm i studentëve që do të përzgjidhen për këtë thirrje është tre.

Studentët e interesuar duhet të dërgojnë një letër motivuese në gjuhën angleze në email adresën: [email protected].

Data e fundit për dërgimin e letrës motivuese është 14 prill 2026.

Për më shumë informata, kontaktoni Zyrën për Bashkëpunim Ndërkombëtar në UShAF.