Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj shpall thirrjen e hapur për aplikim për mobilitet studentor në kuadër të programit Erasmus+ në Vidzeme University of Applied Sciences, Letoni, për semestrin dimëror 2026. Numri i përgjithshëm i studentëve që do të përzgjidhen për këtë mobilitet është tre (3).

Të drejtë aplikimi kanë studentët e Universitetit të Shkencave të Aplikuara në këto drejtime:

Bachelor:

  • Menaxhment në Turizëm dhe Hoteleri
  • Informatika e Aplikuar
  • Inxhinieri Industriale me Informatikë

Master:

  • Menaxhimi i Ndërmarrësisë dhe Inovacionit
  • Menaxhimi dhe Inovacioni në Turizëm

Studentët e interesuar duhet të dërgojnë një letër motivuese në gjuhën angleze në email adresën: [email protected]

Afati i Aplikimit

Data e fundit për aplikim është 10 prill 2026.

Për më shumë informata, kontaktoni Zyrën për Bashkëpunim Ndërkombëtar në UShAF.