Të nderuar besimtarë myslimanë,
Pas përmbylljes së muajit të shenjtë të Ramazanit, sot festojmë Fitër Bajramin, një ditë që sjell gëzim, paqe dhe mirësi në familjet dhe zemrat tona.
Ramazani na kujton rëndësinë e përkushtimit, durimit dhe solidaritetit mes nesh, duke na sjellë më pranë vlerave të humanizmit dhe kujdesit për ata që kanë nevojë.
Uroj që agjërimi t’ju jetë pranuar, ndërsa kjo festë t’ju gjejë me shëndet, lumturi dhe begati pranë më të dashurve tuaj!
Gëzuar dhe me fat Fitër Bajramin!
Me respekt,
Prof. Dr. Agron Bajraktari, Rektor
