Të nderuar mësimdhënës,
7 Marsi, Dita e Mësuesit, është një moment i veçantë për të shprehur mirënjohjen dhe respektin tonë për të gjithë ata që ndër vite kanë kontribuar me përkushtim në edukimin dhe formimin e brezave të rinj, duke ruajtur gjuhën, kulturën dhe vlerat e kombit shqiptar.
Në rrjedhën e historisë sonë, mësimdhënësit kanë qenë jo vetëm bartës të dijes, por edhe udhërrëfyes të brezave, duke i frymëzuar ata me dashurinë për atdheun dhe duke i orientuar drejt përpjekjeve për liri, zhvillim dhe përparim shoqëror.
Edhe sot, me përkushtim dhe përgjegjësi të lartë profesionale, mësimdhënësit vazhdojnë të luajnë një rol kyç në ndërtimin e së ardhmes, duke përgatitur gjeneratat e reja për sfidat dhe mundësitë e një bote që ndryshon dhe zhvillohet vazhdimisht.
Në këtë ditë të shënuar, ju uroj shëndet të mirë, suksese në punën tuaj fisnike dhe energji të pashtershme për të kontribuar në ndërtimin e një shoqërie të ditur, të përgjegjshme dhe me perspektivë për Kosovën.
Urime Dita e Mësuesit!
Me respekt,
Prof. Dr. Agron Bajraktari
Rektor