Njoftohen studentët e vitit të parë, të regjistruar në vitin akademik 2025/2026 (Bachelor dhe Master), që të paraqiten në Shërbimin e Studentëve në UShAF për të marrë ID-kartelën me çip, nga 12.01.2026 deri më 16.01.2026.

Studentët duhet të paraqiten individualisht dhe të kenë me vete si dëshmi letërnjoftimin, që t’i mundësohet marrja e ID-kartelës.

Studentët e viteve tjera akademike të cilët nuk kanë marrë ende ID-kartelë me chip,  duhet të lajmërohen në shërbimin e studenteve për të kërkuar printimin e ID kartelës, dhe njëkohësisht të ngarkojnë një fotografi profili në sistemin e menaxhimit të Informatave të studenteve(SMIS)  https://smis.ushaf.net/, e cila do të përdoret për ID-kartelë (te profili i përdoruesit)

Kushtet për fotografinë:

  • Sfondi: i bardhë (pa ngjyra)
  • Formati: sipas standardit të fotografisë për pasaportë
  • Formati i fajllit: JPG ose PNG

Në rast se fotografia ngarkohet gabimisht, ndryshimi i saj mund të bëhet vetëm nga Shërbimi i studenteve.

Ferizaj, 12.01.2026                                                                                                                                                                           NGA ADMINISTRATA QENDRORE