Këshilli Drejtues (KD) i Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF), sot me datë 8 janar 2026 zgjodhi Kryesuesin dhe Zëvendëskryesuesin e këtij Këshilli.

Kryesuesi dhe Zëvendëskryesuesi i KD-së, u zgjodhën nga radhët e anëtarëve të  emëruar nga Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, siç parashihet me dispozitat ligjore në fuqi dhe aktet normative të Universitetit.

Me shumicë votash Kryesues i KD-së, u zgjodh, z. Ramadan Beqiri, ndërsa Zëvendëskryesues, z. Ilmi Reçica.

Kryesuesi z. Ramadan Beqiri dhe Zëvendëskryesuesi, z. Ilmi Reçica, falënderuan anëtarët e KD për besimin e dhënë dhe u zotuan se do të kryejnë të gjitha punët me nderë dhe përgjegjësi në përputhje me dispozitat ligjore në fuqi.

Rektori i UShAF, Prof. Dr. Agron Bajraktari, uroi kryesinë e zgjedhur të KD-së dhe shprehi gatishmëri për bashkëpunim në të ardhen me qëllim të zhvillimit të Universitetit.